Arbitri që “i hoqi trurin” Buffonit do të jetë gjyqtari i Superkupës së Evropës

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 09:41 | Futboll

“Arbitri ka një kosh plehrash në vend të zemrës”. Kështu shprehej në prill të vitit 2018 Gianluigi Buffon, ish-kapiteni i Juventusit, që u tërbua me anglezin Michael Oliver pasi ky akordoi 11-metërsh për Realin e Madridit në minutën e 93-të të ndeshjes.

Penalltia u shndërrua në gol nga Cristiano Ronaldo dhe Juventus u eliminua nga Champions League, duke shkaktuar irritimin e portierit italian, i cili u ndëshkua me karton të kuq për protesta, ndërkohë që në konferencën për shtyp shfryu më tej dufin me deklarata të forta ndaj anglezit.

https://www.youtube.com/watch?v=o46iFlCBi9Y

"Të japësh penallti në fund, do të thotë që je kafshë. Ke kosh plehrash në vend të zemrës", thonte Buffon.

Tashmë, ky arbitër "me koshin e plehrave në vend të zemrës", është përzgjedhur nga UEFA për të gjykuar Superkupën e Evropës, Real Madrid-Eintracht Frankfurt, që do të luhet të mërkurën, në Helsinki. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos