
Deputeti demokrat Flamur Noka ka përjashtuar mundësinë e ndarjes së Partisë Demokratike në dy kuvende dhe thekson se demokratët më 11 dhjetor do të përfaqësohen nga shumica e delegatëve. Në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN ai thotë se Kuvendin e thirrur nga Basha në 18 dhjetor e organizon Sorosi, Rama dhe Veliaj. Ky i fundit sipas tij po intimidon së fundmi demokratët.
“Datën 18 e realizon Soros-Rama dhe pengu i Ramës. Çdo Basha që ndërmerr hapa për ta përçarë partinë? Se është pengu ne nuk kemi rrugë tjetër do t’ i nënshtrohemi verdiktit të bazës dhe pastaj përballje dhe verdikti i pengut është kap karrigen e lidhu pas karriges e ka shndërruar parlamentin në estradë. Është qesharake dhe e neveritshme. Opsioni i ndarjes është zero, demokratët më 11 kanë sjellë përfaqësuesit në kuvend. Soros-Rama-Veliaj që është përfshirë për të intimiduar demokratët janë pjesë e datës 18. Demokratët që duan lirinë e demokracisë që duan shpresë e rreze drite te forltoja kanë kërkuar 11 dhjetorin dhe do të jenë atë ditë”.
I pyetur nëse do të jetë Berisha kryetari i PD-së ai shprehet se pas datës 11 dhjetor do të ketë përballje dhëmb për dhëmb me regjimin.
“Kuvendi i datës 11 dhjetor do të marrë vendimet e tij dhe aty pastaj demokratët do të kenë vetëm një rrugë përballjen dhe vetëm përballjen, jo me hartime, por reale me regjimin. Dhëmb për dhëmb deri sa ta rrëzojmë e mposhtim. Pas datës 11 ka përballje.
Për nokën misioni i Bashës ka qenë përçarja dhe asgjësimi i PD-së dhe jo ardhja e saj në pushtet. Ai akuzon Bashën se i ka lënë qëllimisht përgjysmë të gjitha betejat kundër regjimit.
“Demokratët janë në një situatë shëprthyese. Deri dje ndjeheshin të braktisur dhe pashpresë. Basha i kishte vënë në gjumë se misioni i tij nuk ka qenë të sjellë PD në pushtet, por të asgjësojë opozitën dhe demokratët sot kanë ngjallur shpresën, u është ngjallur besimi, u është hapur një dritare ku shohin veten e tyre në rrugëtimin drejt pushtetit dhe janë zgjuar të gjithë në këmbë me besimin se Berisha e foltorja do ta shpëtojnë PD. Betejat kundër regjimit janë lënë përgjysmë nuk kanë shkuar deri në fund. Sot kur gjykojmë gjejmë që çdo betejë e lënë për gjysmë e ka një bisht mbrapa. Por nuk kemi qenë diabolikë në mendje që këto qëllime sot janë ashiqare”. (A2 Televizion)