Dy sulme të tjera me armë në SHBA, qëllohet dhe brenda kishës

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 07:24 | Bota
Dy sulme të tjera me armë në SHBA, qëllohet dhe brenda

Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një kishë në Orange County në Kaliforninë Jugore.

Sipas mediave amerikane, të shtënat ndodhën në zonën e Laguna Woods, në kishën presbiteriane.

Policia konfirmon se autori i sulmit është arrestuar dhe iu sekuestrua dhe arma e krimit. Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur që ngjarja të mos përshkallëzohej.

Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pesë të plagosurit janë dërguar në spital. Motivet e krimit janë ende të paqarta.

Ngjarja e dytë u regjistrua në një treg në Houston, ku të paktën 2 persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas të dhënave nga zyra e Sherifit, 5 persona u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin, i cili degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy incidentet kulmojnë një fundjavë terrori, me tragjedinë e Buffalo-s që kthehet për të tronditur Amerikën, ku si pasojë e një sulmi në një market 10 persona humbën jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos