Dy viktima nga bombardimet në Kiev, autokolonë ushtarake nga Bjellorusia në Ukrainë

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 10:18 | Bota
Dy viktima nga bombardimet në Kiev, autokolonë ushtarake nga

Orë tmerri po përjetojnë banorët e Kievit, ndërsa ushtria ruse vijon bombardimet në zonat e banuara në kryeqytet. Pas sulmeve të raportuara gjatë natës, shpërthime të fuqishme janë dëgjuar edhe mëngjesin e së martës në qendër të Kievit. Disa godina mësohet të jenë dëmtuar, ndërsa shërbimet e emergjencës flasin për të paktën 2 viktima…Autoritetet publikuan pamjet e një tjetër pallati 9-katësh në zonën e Svjatoshinski në Kiev, e përfshirë nga flakët pas bombardimit.

Është qëlluar gjithashtu një stacion qendror i metrosë së kryeqytetit, ku ka mbetur e dëmtuar fasada dhe disa zyra.

Edhe Kharkiv vijon të jetë në shënjestrën e zjarrit rus, dhe të paktën 2 persona u raportuan si të vrarë pasi një raketë qëlloi një godinë banimi. Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë për persona të bllokuar në rrënoja. Godina, pranë qendrës historike të Kharkiv, u përfshi nga flakët pas dëmtimit të tubave të gazit.

Më shumë se 4 mijë persona mundën të largoheshin nga qyteti i rrethuar i Maroiupol, ditën e hënë, me përpjekjet e evakuimit që do të vijojnë edhe sot.

Këto imazhe satelitore tregojnë përmasat e dëmeve në qytetin strategjik që po përjeton krizën më të rëndë humanitare në konfliktin ukrainas.

Korridore evakuimi janë planifikuar edhe në rajonin verilindor të sulmit, edhe ai i prekur nga luftimet e ashpra.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara pretendojnë se ushtria ruse po shënon pak progres, ka raportime se një autokolonë e madhe mjetesh ushtarake po drejtohet nga Bjellorusia në kufirin me Ukrainën. Autoblindat mund t'i përkasin federatës ruse sipas agjencisë ukrainase Unian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos