
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës do të vijojnë edhe ditën e sotme, pasi raundi i katërt i negociatave të hënën përfundoi pa ndonjë rezultat.
Delegacionet mes të dyja vendeve diskutuan për disa orë të hënën përmes videokonferencës, para se të njoftohej një pauzë teknike, siç e cilësoi këshilltari i Presidentit Zelensky.
Ai tha se negociatat do të vazhdonin të martën për t’i dhënë kohë palëve të sqarojnë më mirë qëndrimet përkatëse.
Ndërsa vetë kreu i shtetit, Volodymyr Zelensky, pranoi se bisedimet me palën ruse për të gjetur një zgjidhje diplomatike nuk janë të lehta. Megjithatë, ai tha se së shpejti do të njoftojë rezultate konkrete. (A2 Televizion)