Dyshimet prej pandemisë, qeveria britanike jep garanci: Finalja luhet në Wembley

Nga A2 CNN
22 Qershor 2021, 13:28 | Futboll
Dyshimet prej pandemisë, qeveria britanike jep garanci: Finalja luhet

Finalja e Euro 2020 do të luhet në Wembley dhe ky është një vendim përfudimtar. Kështu është shprehur ministri anglez i Shëndetësisë, Mat Hankok, duke siguruar tifozët se nuk do të ketë një ndërrim të destinacionit.

Finalja madje mund të luhet përpara më shumë se 60 000 spektatorësh.

UEFA dhe qeveria britanike kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rritur kapacitetin e impiantit për finalen e Londrës. Javën e kaluar u miratua kërkesa për të pasur deri në 40 000 tifozë për fazën “Final four”, e tashmë pritet që akti i fundit të ndiqet edhe nga më shumë futbolldashës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos