Dyshohej se ishte strehuar në bunkerin siberian, rishfaqet në Moskë e dashura e Putin

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 11:03 | Bota

Është rishfaqur në Moskë me një pamje krejtësisht të re, e dashura e presidentit Vladimir Putin, për të cilën thashethemet thonin se fshihej në një resort në Zvicër apo në një bunker bërthamor në Siberi.

Medalistja olimpike, Alina Kabaeva, ishte e pranishme në një event për gjimnastikën ritmike në stadiumin e Moskës, i cili mbahet përpara ceremonisë së bamirësisë “Alina Festival”, i parashikuar për ditën e shtunë.

Kabaeva flitet se është e dashura e liderit rus dhe nëna e 4 fëmijëve të tij, por që Putin nuk e ka pranuar asnjëherë zyrtarisht këtë gjë.

Sipas mediave ruse, fotot e Kabaevës në event nxitën spekulimet se ish-gjimnastja ka bërë së fundmi ndërhyrje estetike të cilat e kanë bërë atë të dukej edhe më e bukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos