Në ndihmë të Ukrainës, dhjetëra ushtarë ukrainas në Britani për t’u trajnuar

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 10:21 | Bota
Në ndihmë të Ukrainës, dhjetëra ushtarë ukrainas

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka zbuluar së fundmi se ushtarët ukrainas kanë mbërritur në ishull për t’u stërvitur si të përdorin mjetet e blinduara që do të shkojnë në ndihmë të tyre për të përballuar ushtrinë ruse.

“Mund t’ju them se aktualisht në Poloni po stërviten ushtarë ukrainas si të përdorin sistemet e mbrojtjes antiajrore ndërsa në Britani për mjetet e blinduara”, u shpreh Johnson për gazetarët.

Sipas të dhënave nga burime qeveritare, aktualisht në Britani ndodhen për trajnim “disa duzina” ushtarësh ukrainas, të cilët po mësojnë si të përdorin makinat që Britania dhuroi për ta.

Muajin e kaluar, Britania njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë 120 mjete të blinduara patrullimi, përfshirë dhe “Mastiff”, i cili mund të përdoret dhe në misione vëzhgimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos