Ushtria ruse merr kontrollin e 42 fshatrave në Donetsk, hyn në zyrat e uzinës Azovstal

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 07:26 | Bota
Ushtria ruse merr kontrollin e 42 fshatrave në Donetsk, hyn në zyrat e

Ushtria ruse ka vijuar përparimin e saj në provincën e Donetskut, e cila prej ditësh tashmë është bërë qendra e luftimeve me ushtrinë vendase.

Në njoftimin e fundit, një prej asistentëve të presidentit Zelensky bën me dije se tashmë Rusia ka në kontroll mbi 42 fshatra në Donetsk.

Tashmë, sipas Olena Symonenko, në këto zona do të jetë më e vështirë të dërgosh ndihma humanitare për civilët e bllokuar.

Gjithashtu, mësohet se rusët kanë hyrë edhe në zyrat e uzinës së çelikut në Mariupol, e cila vijon të ketë në tunelet e saj me mijëra ushtarë të rezistencës ukrainase

Më herët gjatë ditës, presidenti Putin shpalli fitoren në Mariupol dhe kërkoi rrethimin e uzinës së Azovstal që asnjë të mos dalë prej atje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos