“E adhuronte zhurmën e motorëve”, ceremonia prekëse e varrimit të të miturit

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 10:19 | Lifestyle

Më shumë se 1000 motoristë nga mbarë Britania e Madhe morën pjesë në ceremoninë mortore të një 12-vjeçari që u mbajt në vigjilje të Krishtlindjes.

Jozef Stasia vuante nga disa sëmundje të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ku ai qëndronte prej disa kohësh.

Prindërit e tij thanë se djalit i pëlqente zhurma e motorëve dhe për këtë arsye i kërkuan shtëpisë së funeraleve të nxirrte një njoftim nëse ndonjë motoçiklist mund ta shoqëronte në udhëtimin e tij të fundit.

Dhe këtij apeli iu përgjigjën mbi 1000 adhurues motorësh të cilët organizuan ceremoninë mortore të djaloshit.

Jozefi gjatë jetës së tij të shkurtër vuajti nga shumë sëmundje, përfshirë epilepsinë, verbëri, madje ushqehej përmes një tubi. Ai iu nënshtrua disa operacioneve, por nuk mundi të mbijetonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos