
Erdhi në Shqipëri për të ndjekur studimet, në mënyrë që të ndërtonte një karrierë jashtë, por dashuria për Shqipërinë e bëri të kthehej si një sipërmarrëse, edhe pse e re në moshë.
Kjo është historia e Marcela Mitrofan, që tashmë prej vitesh zotëron një sallon bukurie në qendër të kryeqytetit.
Ajo flet shqip në mënyrë të përsosur, jo sepse ia dikton përditshmëria, por sepse ka vendosur të qëndrojë gjatë këtu. Fakti që është e huaj, sipas saj nuk e ka penguar, madje e ka ndihmuar.
E larguar nga Rumania si fëmijë, së bashku me familjen, në kërkim të një jete më të mirë në Itali, Marcela tregon se prindërit e saj nuk ishin dakord me vendimin e saj për t’u zhvendosur këtu.
Marcela e quan në përvojën e saj Shqipërinë një vend shumë mikpritës dhe që duhet provuar së paku një herë nga çdokush. (A2 Televizion)