E frymëzuar nga garat “rally”, Renault mahnit me makinën e re elektrike

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 18:20 | Teknologji

Renault ka habitur të gjithë ditën e sotme, duke prezantuar një makinë që planifikohet të dalë në treg pas 4 vitesh.

Prototipi Renault 5 i ngjan shumë makinës R5 të markës franceze që ka marrë pjesë në garat “rally” në vitet ’80, por ndryshe nga ajo, do të jetë tërësisht elektrike.

“Renault 5 është rilindja e një makine kulti, në një mënyrë më moderne se kurrë më parë. Plani ynë është që të rilidhemi me të shkuarën dhe të rigjejmë kohët e lavdishme”, lexohet në komunikatën e Grupit Renault. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos