E goditi rrufeja, 12-vjeçari në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 21:12 | Bota
E goditi rrufeja, 12-vjeçari në gjendje të rëndë

Një 12 vjeçar në Chieti është shtruar në gjendje të rëndë në spital pasi u godit gjatë mesditës nga një rrufe.

Sipas të dhënave paraprake, i mituri ndodhej në një fushë futbolli duke luajtur me shokët e tij kur ngjarja e ëndë ndodhi.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin lokal, për t’u transferuar më pas në Pescara për trajtim më të specializuar.

Djaloshi pësoi arrest kardiak nga goditja e rrufesë, por ndërhyrja e menjëhershme e ekipit të urgjencës e mbajti në jetë për t’u shtruar më pas në reanimacion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos