Hajduti tentoi ta mbyste me jastëk, e moshuara e kafshon në dorë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 21:00 | Bota
Hajduti tentoi ta mbyste me jastëk, e moshuara e kafshon në dorë

Një e moshuar ka rënë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e saj në Zakynthos mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave greke, ka qenë ora 04:00 pas mesnate, kur dy burra kanë hyrë në shtëpinë e 83-vjeçares, e cila jeton e vetme në fshatin Skoulikado.

Autorët pasi kanë rrahur të moshuarën dhe i kanë marrë 300 euro, kanë tentuar ta mbytin me jastëk, por 83-vjeçarja ka reaguar dhe kafshoi njërën prej tyre në dorë.

E moshuara, e cila po trajtohet në spitalin e Zakynthos, i ka thënë policisë se grabitësit ishin dy meshkuj ngjyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos