
Mallkimi i Béla Guttmann vazhdon të përndjekë Benfikën. Kur trajneri hungarez u largua nga klubi portugez 58 vite më parë, tha se kjo skuadër nuk do të fitonte asnjë titull në Evropë gjatë 100 viteve të ardhshme. Këtë sezon, Benfika nuk u fut as në grupet e Champions League.
Të martën, PAOK i mposhti portugezët 2-1 dhe një nga golat e skuadrës greke u shënua nga një lojtar që sapo ishte larguar nga Benfika. Në minutën e 66 të takimit, Zivkovic hyri në lojë.
Serbi 24-vjeçar ka luajtur me Benfikën që nga viti 2016, por u largua këtë verë nga skuadra për të ulur shpenzimet.
Ironia e fatit, pikërisht goli i këtij lojtari i hoqi Benfikës fitimet e shumta që të sjellë Champions League. (A2 Televizion)