Një grua në Meksikë është arrestuar për një krim makabër. 27-vjeçarja Arelis Juarez ka vrarë 4 fëmijët e saj, pasi nuk e duronte dot më xhelozinë e burrit, që ishte 4 herë më i madh se ajo në moshë.
Juarez vrau me thikë 8-vjeçaren Arelis Aquino, 5-vjeçaren Itzayana Aquino, 2-vjeçaren Alisey Aquino dhe djalin e vogël 10-muajsh, Delfino Aquino.
Pas krimit të rëndë, ajo u mundua që të vriste edhe veten, por nuk ia doli dot.
Ngjarja ka ndodhur në Oaxaca, ditën e hënë. (A2 Televizion)



