E presin te Bayern, modesti Mane zhytet në baltën e Senegalit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2022, 10:57 | Futboll
E presin te Bayern, modesti Mane zhytet në baltën e Senegalit

Te Bayer-n janë në ankth nëse do të arrijnë të nënshkruajnë me Sadio Mane për sezonin e ardhshëm, ndërsa ylli senegalez ka udhëtuar në vendlindjen e tij për të pushuar pas një sezoni maratonë.

Megjithatë, në vend që të kalonte momente qetësie, Mane nuk mund të qëndronte larg futbollit dhe është rikthyer të luajë aty ku hodhi hapat e parë të karrierës.

https://www.youtube.com/watch?v=4AdvZcArrRc

Ai u bë bashkë me ish-futbollistë të tjerë të Senegalit si El-Hadji Diouf, Papiss Cisse dhe Mbaye Diagne, por nuk shkuan të luanin në stadiumin më të mirë, por në një fushë me baltë, duke treguar përulësi dhe duke mos e harruar kurrë vendlindjen e tyre. (A2 Televizion)

https://twitter.com/i/status/1536843789695844354

A2 CNN Livestream

Latest Videos