E rëndë në Greqi, gjendet i pajetë në anë të rrugës 41-vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 19:09 | Kronikë
E rëndë në Greqi, gjendet i pajetë në anë të

Një 41-vjeçar është gjetur i pajetë në Greqi. Sipas mediave greke, 41-vjeçari, i cili dyshohet se është shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon.

Viktimën e ka gjetur një tjetër shtetas shqiptar, i cili ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal dhe kishte pikasur të vdekurin në rrugë.

Ai menjëherë njoftoi autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos