Tjetër aksident te "Kthesat e Murrashit", makina rrëshqet në rrugë, shkak lagështia

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 18:29 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Elbasan – Librazhd, ku raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, ndërsa sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Ndërkohë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për nisjen e hetimeve të këtij aksidenti, si pasojë e të cilit nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos