
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës, ku janë dhunuar anëtarët e një familjeje brenda banesës së tyre.
Burime bëjnë me dije për se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 në fshatin Marinaj, Njësia administrative Qendër, Librazhd, ku disa persona të maskuar kanë hyre me forcë ne banesën e shtetasit F. G dhe kanë keqtrajtuar familjarët.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një tentativë për grabitje, apo autorët kanë pasur konflikte të mëparshme me këtë familje. (A2 Televizion)