Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për ish-Kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun dhe ka ngritur zyrtarisht akuzat për të. Ai akuzohet për “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “kryerje të funksionit pas dhënies fund të tij”.
Akuzat i janë komunikuar në mungesë përfaqësuesit të tij ligjor.
Ndiqni edicionet informative në A2 për një prononcim ekskluziv të avokatit të Kajmakut i cili tregon pse klienti i tij nuk pranon të dorëzohet.
Prokuroria kishte lëshuar urdhër arresti për Kajmakun që më 11 nëntor të vitit të kaluar, por Policia nuk ka arritur ta arrestojë. (A2 Televizion)
