
Moise Kean, sulmuesi 21-vjeçar italian, është duke shkëlqyer këtë sezon në radhët e PSG, pasi është huazuar nga Everton.
Lojtari ka qenë pjesë e Juventusit, të cilin ata e shitën për 30 milionë te Everton që ka në pronësi edhe kartonin e lojtarit. Në një situatë kur Dybala, Morata e Ronaldo janë në pikëpyetje për të vazhduar karrierën e tyre në Torino, bardhezinjtë po mendojnë seriozisht për një rikthim të mundshëm të sulmuesit të kombëtares së Italisë. Megjithatë, tashmë drejtuesit e kampionëve të Italisë duhet të paguajnë 50 milionë euro, 20 më shumë nga vlera kur e shitën atë.
Paratici ka ndërmend të përdorë kartën Adrien Rabiot, me mesfushorin francez që nuk po bind te Juventusi, por që pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti dhe kartoni i tij përllogaritet rreth 35 milionë euro, ndërsa nga shitja e tij bardhezinjtë do të hiqnin edhe një barrë prej 7 milionë eurosh pagë sezonale.
Një tjetër ide është ajo e një shkëmbimi kokë më kokë me turkun Merih Demiral, kartonin e të cilit Juve e vlerëson 50 milionë euro, ndonëse futbollisti nuk është titullar në klubin italian. (A2 Televizion)