Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në

Nga A2 CNN
20 Tetor 2026, 08:30 | Aktualitet

Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe

Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit.

“Duart që janë futur këtu për të shfrytëzuar manifestimin e pakënaqësisë qytetare për arsye nga më të ndryshmet, janë duar që së bashku kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllëk, një hapësirë të krijuar për të frenuar ecurinë e mëtejshme të vendit tonë, për të destabilizuar një vend që ka qenë eksportues i stabilitetit në këtë pjesë të Europës, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe për ta frenuar procesin e negociatave në BE”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos