
Federata Italiane e Futbollit konfirmon edhe njëherë marrëdhënien e ngrohtë të bashkëpunimit me qeverinë teksa ka marrë përgjigje pozitive për zhvillimin e ndeshjeve të Euro 2020 me spektatorë.
Sikurse në çështjen e Komitetit Olimpik ku u shmang një skandal që do të ishte mungesa e Italisë në Lojërat Olimpike, kryeministri Draghi është treguar i mirëkuptueshëm duke i dhënë dritën jeshile, hapjes së pjesshme të stadiumit të Romës për tifozët, kusht pa të cilin Italia do ta kishte të pamundur organizimin e një pjese të Europianit.
Fansat e Futbollit do të mund të shfrytëzojnë 25 përqind të kapacitetit të stadiumit Olimpico dhe të ndjekin nga pranë 4 ndeshje që do të zhvillohen në kryeqytet. Italia do të luaj tre ndeshjet e saj të grupeve në Romë, më 11 qershor ndaj Turqisë, më 16 qershor ndaj Zvicrës dhe më 20 qershor atë ndaj Uellsit ndërkohë që Olimpico, sikurse të gjitha stadiumet e tjera të përzgjedhura do të presë edhe një prej takimeve çerekfinale të Evropianit. Numri një i futbollit italian Gabriele Gravina falenderoi nëpërmjet një letre kryemisnitrin Mario Draghi dhe qeverinë e tij për kurojajën në përballimin e pandemisë dhe njëkohësisht punën për rihapjen nën protokolle sigurie të aktiviteteve që garantojnë siguri. Uefa ndërkohë do të zyrtarizojë brenda pak ditësh kalendarin e ndeshjeve dhe do të konfirmojë qytetet të cilat kanë dhënë garanci për zhvillimin e ndeshjeve me prani të publikut. (A2 Televizion)