Edhe Apple kërkon të hyjë në industrinë e makinave

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 11:04 | Teknologji
Edhe Apple kërkon të hyjë në industrinë e makinave

Apple po planifikon hyrjen në industrinë e makinave elektrike, autonome dhe inteligjente. Lajmi ka bërë që aksionet e gjigantit teknologjik të rriten jashtë mase ditën e martë.

Kështu, po bëhet gati një luftë mes Apple dhe Tesla, që aktualisht është dominues në sektorin e makinave elektrike. Por, nuk mbetet pas edhe Amazon, që më 14 dhjetor prezantoi makinën e saj Zoox.

https://a2news.com/2020/12/23/elon-musk-ka-tentuar-ta-shese-teslan-tek-kompania-apple/

Reuters bën me dije se një kompani në Tajvan ka bashkëpunuar me Apple për prodhimin e Apple Car ose iCar, siç mendohet të ketë emrin makina e re. Kompania mund të prezantojë makinën e saj, 100% elektrike, brenda disa muajsh.

Ndërkohë, prodhimi mendohet se do të nisë në vitin 2024. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/15/shuma-marramendese-qe-kushton-dashuria-per-produktet-apple/

A2 CNN Livestream

Latest Videos