Edhe Barron Trump ishte me koronavirus, Melania Trump: Frika ime më e madhe u bë realitet

Nga A2 CNN
15 Tetor 2020, 12:54 | Bota
Edhe Barron Trump ishte me koronavirus, Melania Trump: Frika ime më e madhe

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania nuk ishin të vetmit në familjen presidenciale që u prekën nga koronavirusi. Siç zbuloi Zonja e Parë, edhe djali i tyre Barron rezultoi pozitiv, por tani është shëruar.

Në një shkrim të publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë nën titullin “Eksperienca ime personale me Covid-19”, Melania thotë se frika e saj më e madhe ishte bërë realitet kur Barron rezultoi pozitiv. 

“Fatmirësisht, ai është një adoleshent i fortë dhe nuk shfaqi asnjë simptomë”, tha Melania. 

Më vonë, edhe presidenti Trump e konfirmoi këtë gjatë një tubimi elektoral në Ajoua: “Barron Trump u prek nga virusi i Kinës. Ai e kishte virusin kinez, por për një kohë të shkurtër”. 

Presidenti citoi shërimin e shpejtë të djalit të tij si arsye për rihapjen e shpejtë të shkollave në SHBA, një lëvizje kjo që kundërshtohet nga sindikatat e mësuesve, të cilat kanë frikë se pjesëtarët e saj do të infektohen nga nxënësit.

Sondazhet sugjerojnë se Trump qëndron pas rivalit demokrat Joe Biden, 3 javë përpara zgjedhjeve, por në shtetet kyçe diferenca është e ngushtë. Biden nuk pati asnjë tubim elektoral të mërkurën, por mori pjesë në një event virtual për mbledhje fondesh.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos