Efekti i Covid-19, të papunët dhe qeveria

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 21:24 | Aktualitet

Puna është e rëndësishme në çdo kohë, pasi për shqiptarët është burimi kryesor i të ardhurave. Por, më e rëndësishme bëhet në këtë periudhë pandemie, kur pasiguritë janë shtuar dhe ata që kanë humbur vendet e tyre të punës janë të shumtë. Nuk janë vetëm të papunët që kanë qenë të siguruar dhe që dihet sesa janë, pasi rezultojnë në listëpagesat e administratës tatimore, por me mijëra punojnë në të zezë dhe ata janë të parët që janë prekur nga kriza që po pason COVID-19. Por, që një qeveri të ndërmarrë politika të duhura për të nxitur punësimin, duhet të dijë se sa të papunë ka dhe në cilët sektorë janë. Ashtu siç duhet të dijë se cilat janë kapacitetet e ekonomisë. A i dimë ne sot të papunët dhe ku janë ata? Të ftuar: Kastriot Sulka, ish-zv/ministër i Punës, drejtor i Institutit për Studime Ekonomike dhe Sociale Elton Harxhi, ish-zv/ministër i Financave Elona Shahini, eksperte për ekonominë, pedagoge ne Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë Arben Shkodra, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Besnik Vathi, anëtar bordi në Shoqatën e Turoperatorëve Enri Jahaj, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos