Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda

Nga Edi Ruçi
16 Nëntor 2026, 18:58 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humb jetën shefi

Një aksident i rëndë është regjistruar përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

A2CNN mëson se personi që ka ndërruar jetë është shefi i Krimeve të Rënda në Policinë e Vlorës Ermal Lula.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks të rrugës vijon të jetë e rënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos