Egnatia mund Tiranën dhe fiton Kupën e Shqipërisë

Nga A2 CNN
1 Qershor 2023, 21:42 | Futboll

Egnatia ka fituar edicionin 2022-2023 të Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit mundën në finale 1-0 Tiranën, me bardheblutë që pësuan një tjetër zhgënjim, vetëm disa ditë pasi humbën titullin kampion në dëm të Partizanit.

Koha e rregullt u mbyll 0-0, ndërsa goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 114, nga Xhekson.

Kjo është hera e parë në histori për Egnatian që fiton Kupën e Shqipërisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/01/tifozet-e-egnatias-ne-mbeshteje-te-kosoves-shpalosin-pankarten-mitrovica-eshte-shqiperi/
https://a2news.com/2023/05/29/partizani-fiton-titullin-e-17-kampion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos