Përfaqësuesja shqiptare e minifutbollit ka nisur aventurën në Botërorin 2023 që do të nisë këtë të premte në Essen të Gjermanisë. Kuqezinjtë shkruan historinë, duke u bërë ekipi i parë i futbollit që merr pjesë në finalet e Kupës së Botës.
Ata do të jetë të angazhuar në Grupin F, me Moldavinë, Portugalinë dhe Kolumbinë. Skuadra njoftoi se lojtarët dhe stafi teknik do të paraqiten në fushë me qeleshe përpara çdo ndeshje. Kjo është një mënyrë për të përfaqësuar në arenën globale një prej simboleve të identitetit tonë kulturor.
Shqipëria do të debutojë në Botërorin e minifutbollit të dielën, më datë 4 qershor. Ndeshja e parë është ajo kundër Portugalisë. Sipas kalendarit, ekipi kuqezi do të luajë më 5 qershor kundër Moldavisë, ndërsa ndeshja e fundit do të jetë ajo ndaj Kolumbisë më datë 7 qershor.
Përfaqësuesja e minifutbollit e realizoi arritjen historike pasi u rendit e treta në Evropianin e kësaj disipline. Në rrugën e tyre kuqezinjtë eliminuan një emër si Spanja, teksa vendimtare ishte fitorja4-1 me Qipron. Një prej kënaqësive të atij aktiviteti ishte edhe fakti se rrjeta e realizuar nga Gledi Nuza ndaj spanjollëve u vlerësua si “Goli më i Bukur” i EuroCup. (A2 Televizion)


