Turizmi dhe industria fason kanë nisur shkurtimet nga puna, pasi bizneset janë lënë vetëm nga qeveria dhe nuk po përballojnë pasojat që ka shkaktuar situate me koronavirusin. Një tjetër alarm është dhënë sot nga prodhuesit. Një sondazh i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i realizuar me 90 kompani, kryesisht biznese VIP e të mëdha, ka nxjerrë në pah situatën e vështirë, me të cilët po përballen sipërmarrjet prodhuesve në vend. Pjesa më e madhe e të anketuarve thanë se ata mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetet, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë. 70% e të anketuarve thanë se po planfikojnë shkurtim të punonjësve. Ne do ta diskutojmë pak më vonë këtë çështje, pasoi tani do të fokusohemi në dy zhvillime të rëndësishme që kanë ndodhur sot. Së pari, botimi në Fletoren Zyrtare të Aktit Normativ për shtyrjen me dy muaj të qerave për biznesin e vogël dhe individët, si dhe marrjen nga qeveria të një borxhi rekord prej 120 milionë euro në tregun e brendshëm. Ankandi për obligacionin në euro, më i madhi në gjithë historinë e Shqipërisë dhe që do të emetohet nga Banka Qendrore, do të zhvillohet më 6 prill. (A2 Televizion)
Ekonomia në krizë, a po vepron qeveria?
