
Justina Shiroka-Pula është zgjedhur me 81 vota pro Presidente e re e Kosovës. Kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje është votuar në Kuvend në limite të afateve kushtetuese, duke shmangur kësisoj zgjedhjet e parakohshme për të katërtën herë radhazi brenda dy vjetësh.
"Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës", u shpreh Shiroka-Pula në fjalën e mbajtur në Kuvend.
Po sot me shumicë votash deputetët kanë votuar edhe ndryshimet në ligjin për “Specialien”. Votimi solli festë dhe ovacione në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Zgjedhja e kreut të ri të shtetit ishte pikërisht kushti kryesor i kryeministrit Albin Kurti, për t’i hapur rrugë votimit për ndryshimet e ligjit për Specialen.
Më herët kreu i PDK Bedri Hamza pranoi emrin e propozuar nga Vetëvendosja si kandidate për Presidente, ndërsa propozoi si kundër kandidate edhe Eliza Hoxhën.

Kush është Shiroka-Pula
Që prej vitit 2025 Shiroka-Pula u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që e udhëhoqi këtë institucion, të themeluar në vitin 1975.
Shiroka-Pula e ka kryer arsimin fillor dhe të mesëm në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit.
(A2 Televizion)