
Kryetari i PDK, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti, Justina Shiroka-Pulën për presidente. Sakaq, ai ka propozuar edhe Eliza Hoxhën si kandidate kundër. Tashmë pritet të nisë seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin, që do të kryhet në limitin e afatit kushtetues.
"Është dashur të ndodhë kjo para disa ditësh dhe është dashtë të kishte seriozitet për këtë çështje dhe për vendin. Për PDK do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim ta votojmë ligjin dhe ta përfundojmë këtë. Çështja tjetër është, Kurti edhe pse nuk kemi pasur mundësinë", tha Hamza përmes një konference për mediat.
Kujtojmë që fillimisht kryeministri Kurti propozoi që deputetët e Vetëvendosjes të votonin ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe në këmbim deputetët e PDK-së të votojnë po sonte Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president të ri të Kosovës.
Kjo ofertë u refuzua nga kreu i PDK-së, Bedri Hamza, çka bëri që Kurti të dalë me një tjetër emër kandidateje, Justina Shiroka-Pulën.
(A2 Televizion)