Qeveria shqiptare është e vendosur të mos i paguajë 110 milionë euro biznesmenit Francesco Becchetti. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama deklaroi edhe mundësinë e daljes nga Gjykata e Arbitrazhit. Pasojat ekonomike që do të ketë Shqipëria nëse ky vendim do të merret, do të jenë të mëdha, sa i përket besueshmërisë së vendit për thithjen e investitorëve të huaj. Prishja e njëanshme e marrëveshjes mund ta detyrojë Bankën Botërore të marrë masa ndaj Shqipërisë. Një analizë të kësaj ngjarje ka bërë në “Dita Jonë” producenti i ekonomisë Angelo Haruni. (A2 Televizion)
Ekonomia në një javë: Qeveria shqiptare do t’i paguajë 110 milionë euro Becchettit, Rama paralajmëron daljen nga Arbitrazhi
