Djegia e një automjeti një muaj më parë, arrestohen dy persona

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 09:21 | Kronikë

Djegia e një automjeti një muaj më parë, arrestohen dy

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Order”, duke zbardhur djegien e një automjeti një muaj më parë, e dyshuar fillimisht si ngjarje aksidentale.

Identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas, njëri i dyshuar si porositës dhe tjetri si autor i djegies së automjetit, shkruan A2.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos