
Pas urdhërit të kryeministrit Edi Rama, të dhënë një ditë më parë, të gjithë drejtuesit e institucioneve nën varësi të ministrive të linjës janë thirrur në Tiranë.
Sipas informacioneve, u është kërkuar që të japin dorëheqjen e parevokueshme nga institucionet që kanë drejtuar deri më tani, shkruan A2.
Thuhet se dorëheqjen do ta paraqesin në drejtoritë qëndrore të institucioneve përkatëse që kanë drejtuar deri më tani.
Kjo dorëheqje do të jetë e parevokueshme që nuk kthehet dot pas. Për të gjithë ata që nuk japin dorëheqjen, sot apo ditët në vijim do të shkarkohen.
Prej kësaj reforme deri më tani do të shpëtojnë institucionet që janë nën varësi të pushtetit lokal. (A2 Televizion)