Rënia e ekonomisë shqiptare për vitin 2020 ka qenë 3,3%. Është ky vlerësimi që bën Instituti i Statistikave. Të dhënat tregojnë se faktorët që kanë ndihmuar ekonominë e goditur fort fillimisht nga tërmeti e më pas nga pandemia, kanë qenë programi i rindërtimit, shpenzimet për administratën dhe ato për shëndetësinë për të përballuar emergjencën shëndetësore. Përmirësimi ka ardhur nga tremujori e katërt, ku ekonomia u rrit me 2.99% dhe duke ekuilibruar sipas INSTAT, rënien e fortë në tremujorët e mëparshëm, kur ndodhi edhe karantina. Rënia e ekonomisë gjatë 2020 është më e butë sesa ajo që parashikonin institucionet financiare ndrëkombëtare, që flisnin për një recesion nga -7.5% deri në - 9%. Madje, edhe vetë qeveria kishte parashikuar se rënia do të ishte -4.4%. Producentja ekzekutive për biznesin, Aurora Sulce, e ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2. (A2 Televizion)
Ekonomia në pandemi: Tkurrja me 3,3% në vitin 2020 u zbut nga rindërtimi
