
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin rrugor Krumë-Kukës, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”.
Policia ka bërë të ditur se një ekskavator ka rënë nga rimorkio e një kamioni mbi një mjet “Mitsubishi” që ishte nga pas, duke lënë të plagosur drejtuesin, shtetasin H.N.
Drejtuesi i makinës mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjakovës, atje ku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë. Ditën e shtunë, policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet E.H. (A2 Televizion)