Historitë që solli A2 nga Siria ishin të trishta. Ato tregonin një realitet të dhimbshëm të fëmijëve dhe grave shqiptare që mbahen në kampin më të madh të familjarëve të ish-luftëtarëve të ISIS-it. A2 vendosi që të publikojë pamje me fytyra të zbuluara të vogëlushëve, pasi ata nuk janë të vetëm në këtë botë. Stafi i A2 ka qenë në gadishmëri të plotë për të marrë dëshmitë e të afërmve të grave dhe fëmijëve shqiptarë. Dëshmi, informacione dhe lidhje direkte që tregojnë pjesën tjetër të realitetit që lidhet me Sirinë. (A2 Televizion)
EKSKLUZIVE/ Familjarët e fëmijëve dhe grave të Sirisë, në A2
