Hasimja: Çfarë duhet të bëjë Berisha? Të japë dorheqjen si kryeministër?

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 22:51 | Politikë

Politologu Ermal Hasimja deklaroi se përgjegjësia kryesore për situatën ku ndodhemi është e atyre që janë në pushtet dhe nuk është momenti për të folur për opozitën.

“Ia kërkojmë edhe ne Berishës që të japë dorëheqjen si kryeministër, bashkë me Ramën, se mesa duket qenkan të dy kryeministër. Çfarë hapi pas duhet të bëjë Berisha? Të japë dorheqjen si kryeministër? Apo si President? Apo si ministër i Drejtësisë? Unë jam dakord që duhet rinovuar PD-ja, duhet të vijë dikush tjetër i ri. Berisha nuk është zgjedhja më e mirë, mendoj unë. Çështja është që nuk jemi në atë momentin e zgjedhjes. Ne jemi duke folur për dhunën, e cila me shumë gjasa po ta mbledhësh sot në Tiranë, përfaqëson vetëm një ditë pagesë për inceneratorët që paguante Bashkia e Tiranës vetëm një ditë të vetme. E dyta, po flasim për Berishën që duhet të ikë. Por, harrojmë dy gjëra kryesore. E para, sot kemi një njeri në pushtet dhe unë mendoj që sa më tepër ne shpërhapemi në gjëra të tjera, aq më tepër e humbim fokusin tek përgjegjësia e atyre që janë në pushtet”, tha Hasimja në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“A duhet të rrijë apo të ikë Berisha e diskutojmë sa të doni, por në momentin që fokusohemi tek dhuna, ne anashkalojmë padashje atë që është thelbi i problemit. Këtu, thelbi i problemit nuk është se dolën ca njerëz dhe i vunë zjarrin ca kazanëve apo plaçkiti dikush një bankomat. Thelbi i problemit është që ti nuk ke sot një rini të tërë, e kanë mendjen të ikin. Ky është problemi. Njerëz që do dalin me godit me gurë policinë, me djeg kazanë ke pafund dhe ke gjithandej, por nuk është ky thelbi. Thelbi është që ti ke sot një rini të tërë që po ikën, nuk i ka sytë të jetojë këtu dhe fatkeqësisht ka të drejtë. Nuk është thjesht çështje që ashtu i është mbushur mendja dhe po ikin për një jetë më të mirë. Sot po ikin nga Shqipëria edhe të rinj të cilët e kanë jetën e siguruar këtu sepse i kanë prindërit me punë të mira, me rroga të mira. Ky është problemi real dhe ne nuk mund t'ia lejojmë vetes që ta shfokusojmë ose ta ambalazhojmë këtë problem gjigant me ca gjethe fiku dhe të themi që problemi më i madh sot është që janë është djegur e plaçkitur disa gjëra”, shtoi politologu.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos