“Kryeministri është fitues i zgjedhjeve”, debat mes zyrtarit demokrat dhe aktivistes: Këtu nuk ka zgjedhje

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 22:32 | Politikë

Ted Kopliku, Drejtues i Brain Gain në Partinë Demokratike, dhe Xhilda Luzi, aktiviste politike, debatuan mbi zgjedhjet në vendin tonë.

Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN:

Luzi: Në çfarëdolloj zgjedhje, secila parti këto akuza bën. Partia Socialiste akuzon bandat e Partisë Demokratike; Partia Demokratike akuzon bandat e Partisë Socialiste.

Kopliku: Partia Demokratike vetëm një marrëdhënie ka pasur me bandat, i fuste në burg. Ju i fusni në Parlament.

Luzi: Përsa kohë janë zgjedhje të legjitimuara, ne nuk kemi si ta vërtetojmë këtë lloj gjëje.

Kopliku: Si nuk kemi? Kemi gjithë raportet që na tregojnë.

Luzi: A do flasësh me numra? Sepse kryeministri thotë se ka marrë 800 mijë vota. Është fitues.

Kopliku: Jo, është hajdut.

Luzi: Ai thotë unë kam kaq vota dhe me kaq njerëz sa ju protestoni nuk janë mjaftueshëm. Një problem i kësaj proteste, që ka 130 ditë dhe është një protestë që nuk ka kokë. Nuk po merret vesh.

Kopliku: Unë nuk kam asnjë problem me aktorët politikë. Unë jam duke të thënë që protestuesit kanë krejt mundësinë me kriju një parti politike. Problemi i të gjithë aktorëve është që këtu nuk ka zgjedhje dhe kemi një sistem elektoral krejtësisht të padrejtë. Për atë është edhe tryeza që është ngritur, ku Partia Demokratike bën pjesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos