“Dhuna do të përshkallëzohet në gjithë Shqipërinë”, avokati Hoxha: Njerëzit ndihen të papërfaqësuar

Nga A2 CNN
14 Tetor 2026, 23:20 | Politikë

Avokati Arbër Hoxha parashikon që protesta e këtyre dy ditëve në Tiranë do të përhapet edhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit.

“Unë besoj që protesta ka arritur kulminacionin e dhunës, por me të gjitha gjasat do të shkojë nga qendra e Tiranës në qendrat e qyteteve më të rëndësishme, siç mund të jenë Shkodra, Korça, Durrësi, Fieri apo edhe Vlora. Njerëzit po e ndjejnë veten të papërfaqësuar, majtas dhe djathtas, dhe ndihen të marrë peng nga një qeverisje e cila ka bërë 1001 veprime të paligjshme. Falë Prokurorisë së Posaçme pjesa dërrmuese kanë dalë në dritë”, tha Hoxha në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli.

“Përshkallëzimi i protestës unë besoj që do të jetë më shumë çështje numrash sesa çështje forme. Pra, edhe këta njerëz ishin të konsiderueshëm, por patjetër që nuk ka arritur ende një revoltë e madhe qytetare, siç ishte në fillim të protestës së Flamingos. Kjo lloj proteste e cila ndodhi në Tiranë, me të gjitha gjasat mund të ndodhë edhe në rrethe. Do të shohim se si do të sillet edhe kryeministri në raport me këtë lloj ndërgjegjeje qytetare”, shtoi avokati.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos