Lufta tregtare i ka dhënë goditjen e saj ekonomisë së Kinës. Qeveria kineze njoftoi se eksportet e mallrave gjatë muajit Dhjetor ranë me 4%, çka përbën performancën më të dobët të 2 viteve të fundit. Por ekspertët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet.
Fundi i vitit 2018 shënoi performancën më të dobët të sektorit të eksporteve në Kinë prej dy vitesh. Kjo shihet si pasojë e drejtpërdrejtë e luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Edhe pse tarifat amerikane për mallrat kineze u vendosën që në Shtator, importuesit nga Shtetet e Bashkuara kishin nisur një valë blerjesh për të shmangur një rritje të mëtejshme tarifash të lajmëruar në Janar.

Tashmë kjo valë po zbehet dhe ka dhënë ndikimin e sajnë tregtinë mes dy ekonomive më të mëdha të planetit. Ekspertët nuk fajësojnë vetëm luftën tregtare, por shprehin shqetësimin për ngadalësimin e ekonomisë globale.
Efektet e kësaj të fundit do të ndihen më tepër gjatë këtij viti, kur ritmi i motorëve botërorë të bjerë edhe më. (A2 Televizion)