
Ndërmarrjet eksportuese në Shqipëri janë në krizë si pasojë e kursit të euros dhe mos rimbursimit të TVSH-së. Ata kërkojnë urgjentisht uljen në tryezën e bisedimeve me qeverinë, për të shpëtuar nga falimenti dhjetëra kompani.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Unioni i Eksportuesve ka dhënë alarmin për bllokimin e likuiditetit të këtyre kompanive dhe rënien e ndjeshme të të ardhurave.
I pyetur nga A2 CNN, Alban Zusi deklaroi se cilat janë masat që kërkohen të ndërmerren nga qeveria
“Zgjidhja përfundimtare do të ishte një modifikim i software i tatimeve, ku pagesat e TVSH kompensohet me detyrimet e tjera të biznesit, siç ndodh në të gjithë Evropën”, deklaroi Zusi.
Eksportuesit kërkuan që të ulen brenda muajit në tryezë të bisedimeve me qeverinë. Sipas tyre, plotësimi i kërkesave është i nevojshëm për të shpëtuar një pjesë të madhe të kompanive nga falimenti. (A2 Televizion)