
Leku është zhvlerësuar ndjeshëm gjatë kësaj jave. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se monedha kombëtare regjistroi rënie ndaj të gjitha valutave të huaja.
Sipas ekspertëve, një ecuri e tillë është e pritshme për fillimin e vitit, pasi ndikimi i remitancave mbi kursin është më i ulët. Euro regjistroi rritjen më të fortë, me mbi 2 lekë.
Ajo këmbehet sot për 125.5 lekë, duke vijuar në trendin rritës që prej fundit të 2018-ës. Edhe dollari amerikan u forcua ndaj lekut, megjithëse me një diferencë më të ulët. Në harkun kohor të 5 ditëve, valuta amerikane fitoi 0.9 lekë dhe këmbehet sot për 108.9 lekë.
Ndërsa paundi britanik u forcua me 1.4 lekë dhe ndodhet në kursin e 139 lekëve. Nga forcimi i valutave të huaja përfitojnë më shumë familjet që marrin para nga emigrantët, individët me të ardhura në euro dhe eksportuesit. (A2 Televizion)