
Pasiguria ka frenuar shpenzimet e konsumatorëve shqiptarë, çka reflektohet tek norma e ulët e inflacionit.
Eksperti për ekonominë, Arbi Agalliu, ka komentuar të dhënat e fundit të INSTAT në A2 Business të Aurora Sulçes. Sipas tij, një ndikim në stepjen e shpenzimeve të qytetarëve ka edhe perspektiva ekonomike.
Sipas Agalliut, inflacioni në këto nivele nxit një zinxhir në ekonomi, ku prodhuesit synojnë të ulin kostot, duke prekur pagat, gjë që rëndon direkt mbi konsumatorët e punësuar në sektorin privat. Mungesa e investimeve dhe e konsumit nga ana tjetër ndikojnë negativisht në rritjen ekonomike. (A2 Televizion)