
Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të arrijnë një marrëveshje që shmang luftën tregtare mes dy vendeve deri më 1 Mars.
Ky është afati që liderët Trump dhe Xi i kanë lënë zyrtarëve të tyre për të arritur akordin nëndryshime strukturore në ekonominë e Kinës që prekin çështje si të drejtat e pronësisë intelektuale, transferimi i detyruar i teknologjisë amerikane, si dhe barrierat jo tarifore.
Investitorët kanë reaguar me optimizëm nga bisedimet, duke bërë që të rriten titujt në bursa. Të mërkurën u mbyllën në Pekin tre ditë dialog i nivelit teknik, ku u dalluar angazhimi i qeverisë kineze për të blerë më tepër produkte ushqimore, energji dhe mallra të përpunuar nga Shtetet e Bashkuara.
Vetëm një ditë më parë, Banka Botërore zbehu parashikimet e saj për rritjen botërore, duke listuar si rrezik kryesor pikërisht Luftën Tregtare mes dy superfuqive ekonomike të planetit. (A2 Televizion)