
Pas 40 vitesh karrierë si piktor Anastas Kostandini, i njohur me emrin Taso, ka sjellë për herë të parë një ekspozitë në gravura.
101 të tilla janë ekspozuar ne galerinë e Pogradecit duke sjellë peizazhet e Pogradecit të vjetër, liqenit, natyrës dhe përditshmërisë.
Piktori i mirënjohur për stilin e tij unik nga mënyra se si luan me ngjyrat dhe objektet mes emocionesh tregon se nuk mund të linte pa ekspozuar këto grafika, ndërsa gjithçka që ai sjell e ka një mesazh kritik nga ai.
Janë të panumërt ata që e adhurojnë artin e Tasos dhe mënyrën se si ai i sjell punimet në ekspozita.
101 gravurat e ekspozuara nuk janë një përzgjedhje rastësore e artistit. Pjesa tjetër e tyre do të vijnë në kohë dhe vende të ndryshme. (A2 Televizion)