
Ekstradohet në Shqipëri një shtetas i akuzuar për vrasje në vitin 2005, falë bashkëpunimit midis zyrës së Interpolit në Tiranë dhe homologes greke.
Personi i ekstraduar është 47-vjeçari Petrit Buzi, i arrestuar nga autoritetet greke në marsin e vitit të kaluar, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2004.
Buzi u dënua nga Gjykata e Fierit në 2005 me 16 vjet burg pasi në bashkëpunim me të tjerë, kishte kryer vrasjen e shtetasit N.H. në fshatin Kallm i Madh, në afërsi të Fierit.
Gjithashtu Interpoli grek ka ekstraduar në vendin tonë edhe shtetasin 34-vjeçar T.Sh, i dënuar po nga Gjykata e Fierit në majin e vitit 2018 pasi kishte kryer vjedhje në zyrat e poliklinikës së specialiteteve të qytetit. (A2 Televizion)