
Një 25-vjeçar është vrarë pasi është goditur me thikë në zemër pak pas mesnate në Vlorë. I riu, fillimisht i plagosur, ka përfunduar në sallën e operacionit, në spitalin e qytetit, por nuk ka mbijetuar dot.
Nga informacionet paraprake, mendohet se mes të rinjve të përfshirë në ngjarje ka pasur edhe konflikte të mëparshme. Policia po sqaron rrethanat e ngjarjes, ndërsa është vënë në ndjekje të autorëve.
Viktima, i identifikuar si Aleksandër Petanaj, është shoqëruar në spital nga shokë të tij. Konfrontimi mes palëve ka ndodhur në zonën e pyllit të Sodës. (A2 Televizion)